Komisioni i Pavarur i Mediave ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura në kanalin televiziv First Channel, në të janë shfaqur skena të dhunës të mërkurën.
“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përcjell me vëmendje përmbajtjet e transmetuara së fundi në media, respektivisht televizionin First Chanel. Nisur nga obligimet ligjore si rregullator dhe shqetësimet e publikut që kanë të bëjnë me imazhet e paraqitura në televizionin First Chanel, KPM ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura, të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KPM-së. KPM në lidhje me këtë rast në mënyrë transparente do të njoftojë publikun për veprimet e marra në zbatim të legjislacionit të KPM-së”, thuhet në njoftim.
KPM ka kërkuar nga mediat audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve ku shfaqet dhunë dhe përdorim I gjuhës vulgare.
“KPM kërkon nga ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve dhe emisioneve të drejtpërdrejta pavarësisht formatit të tyre dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të mënjanuar manifestimin e dhunës dhe përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese”, thuhet tutje. /arbresh.info/
lexo edhe:
Dhunë fizike në “It’s My Home”, policia e liron në procedurë të rregullt të dyshuarin për sulmin
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...