Real Madridi ka arritur fitore përballë RB Leipzigut (2-0) në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti golin në fraksionin e parë të lojës, ashtu që shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 80-të të takimit, kur Los Blancos kaluan në epërsi.
Vinicius Junior tregoi vizionin e tij për ta gjetur Federico Valverden, i cili krijoi hapësirë dhe goditi për të shënuar.
Marco Asensio e vulosi fitoren e Mbretërve (90’+1) pas asistimit nga mesfushori kreativ, Toni Kroos.
Me këtë fitore, kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve vazhdon primatin në Grupin F me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, derisa Leipzigu ka pësuar dy humbje.
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime