Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një përson të dyshuar për shtytje në zjarrvënie.
Bëhet fjalë për R.A 36 vjeçar. Ai dyshohet se ka shtyrë të dyshuarit e tjerë të kryejnë veprën penale të zjarrvënies.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për rastin ku është djegur klubi i natës ‘’Gate Club’’ me 14 shkurt të vitit të kaluar.
R.A (36 vjeçar) i arrestuar gjatë ditës së djeshme nga hetuesit policorë është i arrestuar i dyshuari i katërt lidhur me këtë rast.
Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Indeksonline/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës