Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani janë rinumëruar 159 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).
Në platformën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Deri më tani, LVV ka 50.15%, PDK 23.54%, LDK 12.24% dhe AAK 6.15%.
Po ashtu, janë edhe “JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA” e cila në rinumërim deri më tani ka marrë 2.51%, ndërsa “SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU” 1.29%.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Koso...
Terras: Kriza politike ka dëmtuar funksionimin normal të pro...
Komuniteti shqiptaro-amerikan në takim me kandidatin për Kon...
Tragjedi në Shëngjin, dyshohet për të mbytur te “Rana e Hedh...
Po asfaltohet rruga “Agron Rrahmani” në Uglarë, nënshkruhet ...