Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për iniciativën e paraqitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kontestohet Ligjit për Marrëdhënie Pune, me të cilin parashihet që të dielave të mos punohet.
Nga Gjykata Kushtetuese thonë se ka mungesë kuorumi për të vendosur në lidhje me çështjen. Ligji mbetet në rendin juridik, gjegjësisht e diela do të mbetet ditë jo pune, përveç në veprimtaritë që bëjnë përjashtime.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë vendim në këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat nuk kanë kaluar në seancë për arsye se nuk ka mjaftueshëm gjykatës. Fatkeqësisht edhe njëherë nëpërmjet një lënde tjetër të rëndësishme për qytetarët u theksua nevoja për plotësimin e vendeve të gjykatësve”, tha Hristina Bellovska, zëdhënëse e gjykatës kushtetuese.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...