Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një fjalim për medie pas samitit të Bërdo-Brionit, ka deklaruar se serbët janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Sot po të mbahej referendum në Serbi, populli jonë do të votonte kundër anëtarësimit në BE” – përcjell B92.
Sipas presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, kjo që Vuçiq deklaroi për medie, është diskutuar edhe gjatë mbledhjes së presidentëve të rajonit në Bërdo-Brioni.
“Duhet të vëmë theks se në këtë moment bashkëndjenja publike në Serbi lidhur me anëtarësimin në BE është mjaft negative dhe e njëjta është edhe në një pjesë të Bosnjës. Vuçiqi tha sot se 80 për qind janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Llogaritet si një rajon anti-evropian”, ka thënë Milanoviq.
Përkundër thirrjeve të shumta të BE-së dhe ShBA-ve për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia mbetet vendi i vetëm në që nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe presionet e Perëndimit duket se kanë ndikuar edhe në disponimin e qytetarëve serbë për t’u bërë pjesë e BE-së.
Në samitin e presidentëve të rajonit, Bërdo-Brionit në Slloveni, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj./arbresh.info
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...