Spekulimet për gishtat e mbretit 73-vjeçar u ndezën në vitin 2021, kur një foto e tij duke mbajtur një litër birrë gjatë një fejese në Londër, hapi spekulimet mbi sëmundjet që mund të ketë ai.
Pyetja që u parashtrua pas shfaqjes së fotografisë ishte se pse gishtat e tij ishin të enjtur, transmeton portal arbresh.info
Në fakt, atëkohë një ndër kërkimet më të shpeshta në Google ishte mbi duart dhe gishtat e Mbretit Charles III.
Por çfarë po e shkakton inflamacionin e dukshëm?
Gishtat e enjtur sikurse të Mbretit Charles III mund të shkaktohen nga shumë gjëra, nga mbajtja e përkohshme e lëngjeve apo ndryshimet e papritura të temperaturës e deri te artriti. Artriti është një sëmundje që prek indet e kyçeve.

Sëmundja kronike inflamatore shkakton enjtjen e rreshtimit të kyçit, duke shkaktuar dhimbje, ngurtësi dhe humbje të funksionit.
Sipas NHS, simptoma të tjera mund të përfshijnë lëkurën e kuqe të ngrohtë mbi kyçin e prekur, si dhe dobësi dhe humbje të muskujve.
Për atritin nuk ka kurë, megjithatë mjekimi dhe fizioterapia mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.
Besohet se Mbreti Charles III vuan nga një formë e lehtë e atritit.
Sipas Cornwall Live, vetëm Mbreti Charles III përmendi gishtat e tij gjatë një udhëtimi në Australi në vitin 2012, duke iu referuar atyre si “gishta salami”.
Gishtat e enjtur mund të shkaktohen edhe nga një sërë infeksionesh, por më së shpeshti shkaktohen nga artriti psoriatik./arbresh.info/
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...