Më shumë se 1.300 trupa paramilitare, besnike të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, kanë arritur në rajonin ukrainas të Hersonit, si përforcim për ushtrinë ruse.
“Për të rritur forcën ruse në territoret e pushtuara përkohësisht në rajonin Herson, ka arritur njësiti i ashtuquajtur ‘Kadyrovtsy’, me më shumë se 1.300 anëtarë”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, më 10 shtator.
Ekzistojnë të dhëna se trupat ukrainase kanë bërë përparime të konsiderueshme në rajonin e Hersonit, i cili është pushtuar nga forcat ruse, pak pas nisjes së luftës në fund të shkurtit.
Forca paramilitare e Kadyrovit është formuar në rajonin e Çeçenisë dhe shërben si ushtri e atij rajoni.
Këto forca janë akuzuar disa herë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Ukraina ka përmendur tash e sa javë një kundërofensivë në zonat rreth Hersonit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë gjatë një vizite në Pragë më 9 shtator se “ne shohim sukses në Herson”./euronews.al/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...