Nga 2.2 miliardët që shteti më i fortë në botë do të ndajë për partnerët, një pjesë i dedikohet republikës më të re të Evropës -Kosovës.
Mbështetjen financiare e vlerëson lartë Ministria e Mbrojtjes, duke e quajtur rikonfirmim të partneritetit.
Në një përgjigje për Klan Kosova nga ky dikaster qeveritar treguan se ende nuk dihet shuma e mjeteve që është ndarë për vendin.
“Tani kemi hyrë në dekadën e dytë të partneritetit të ngushtë me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe ky partneritet për ne, ka qenë determinuesi themelor për të gjitha të arriturat e deritanishme. Prandaj edhe për mbështetjen e paralajmëruar financiare nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken shprehim, mirënjohjen më të lartë për besimin e plotë”, tha Sefer Isufi, Shef i Komunikimit Strategjik ne Ministrinë e Mbrojtjes.
E të hollat parashihet të përdoren gjatë planit të tranzicionit 10-vjeçarë të FSK-së, që ka nisur në vitin 2018.
Për mbështetjen shkroi edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke e quajtur motivim të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e vlerave euroatlantike.
“Në kontekstin gjeopolitik dhe sfidave të mjedisit të sigurisë që sfidojnë rajonin tonë, ritheksoj nevojën për vendosjes e Bazës së përhershme të Forcave amerikane në vendin tonë, si garancë e përhershme e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe perspektivës së qëndrueshme të vendeve dhe popujve të rajonit dhe më gjerë”, u shpreh Mehaj.
Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës janë të mishëruara dhe veprojnë në sinkron me konceptin strategjik të mbrojtjes e doktrinën ushtarake amerikane e aleatëve të saj.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...