Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar përmes një postimi se një vajzë tetëvjeçare është provuar të joshet nga një burrë i moshës së mesme mbrëmjen e së premtes.
Sipas njoftimit në Facebook, rastin e ka lajmëruar prindi i vajzës.
Gjithmonë sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe i ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”.
“Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babait”, thuhet më tej në njoftim.
“Te Pishat” u ka bërë apel të gjithë vizitorëve që për çdo rast të dyshimtë të lajmërojnë organet kompetente./arbresh.info/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...