Ish-sulmuesi i Barcelonës, Neymar, i kishte thënë Raphinhas se nuk do të pendohej nëse do të transferohej në “Camp Nou” dhe tani ish-anësori i Leeds United është i kënaqur me vendimin e tij.
Raphinha mund të kishte përfunduar diku tjetër pasi Chelsea ishte shumë i interesuar për shërbimet e tij.
Neymar i kishte thënë Raphinhas që të bënte lëvizjen e “ëndrrave” drejt Barcelonës.
“Kam folur shumë me Neymarin. Ai më tha se nëse vij në Barcelonë nuk do të pendohesha. Dhe ai kishte të drejtë”
“Ëndrra ime ishte të vishja fanellën e Barcelonës. Ky është një klub që e kam ndjekur që kur isha shumë i ri”.
“Që kur erdhi Ronaldinho, fillova të kuptoj pak më shumë për historinë e klubit. Doja të isha pjesë e kësaj”.
“Pra, ajo ëndërr, ato dëshira ishin më të forta se çdo propozim tjetër, pavarësisht sa i fuqishëm ishte financiarisht”, ka thënë Raphinha. /Telegrafi/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...