Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan.
“Më 21 shtator 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë në aktivitet. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube dhe të gjithë gazetarëve do t’u dërgohet lidhja në internet për të pasur qasje të menjëhershme në incizimin me video./arbresh.info/
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë