Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi ngushëllimet e tij Britanisë pas “humbjes së pariparueshme” të Mbretëreshës Elizabeta II.
Në një mesazh për mbretin, Putin tha se mbretëresha “me të drejtë gëzon dashurinë dhe respektin e nënshtetasve të saj, si dhe autoritetin në skenën botërore”, transmeton portal arbresh.info
“Ju uroj guxim dhe qëndrueshmëri përballë kësaj humbjeje të vështirë, të pariparueshme. Më lejoni t’ju kërkoj të përcjellni ngushëllimet dhe mbështetjen time të sinqertë për anëtarët e familjes mbretërore dhe për të gjithë popullin e Britanisë së Madhe”, tha Putin në mesazhin e tij ngushëllues.
Mbretëresha priti Putinin në Pallatin Buckingham gjatë vizitës së tij katër-ditore shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar në 2003./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...