Departamenti amerikan i Shtetit në emër të SHBA-së, sot i dërgoi urim popullit të Maqedonisë së Veriut me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë së vendit.
“Me hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut këtë vit bëri përparim të shkëlqyeshëm drejt integrimeve evropiane. Aleanca në Evropë dhe synimi drejt vlerave tona demokratike është shumë më me rëndësi se kurdo herë”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken.
Në urim ceket se “në vitet që vijojnë SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetje për aleaten tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane”.
Blinken gjithashtu tha edhe se “të dy vendet ndajnë vlera demokratike dhe angazhim për të drejta të njeriut, pozita e të cilave është e fuqishme në fytyrën e sfidave globale”.
“SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë me ju se si bëni përparim të shkëlqyeshëm për rritjen e prosperitetit të të gjithë qytetarëve tuaj, duke e përmirësuar sundimin e së drejtës dhe përforcimin e institucioneve tuaja demokratike. Ju dëshiroj dëshirat më të mira anë këtë ditë të veçantë”, porositi sekretari amerikan i Shtetit, Blinken./Telegrafi/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...