Presidenti Biden dhe zonja e parë, mirëpritën ish-presidentin Obama dhe bashkëshorten e tij

16:17 | 8 Shtator 2022
KRG

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden mirëpritën ish-presidentin Barack Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të zbuluar portretet zyrtare të çiftit Obama.

Portreti i Michelle Obama është realizuar nga Sharon Sprung.

Portreti i Barack Obamës është vepër e Robert McCurdy, i njohur për pikturat e tij fotorealiste të Dalai Lamës dhe Nelson Mandelës.

Presidenti në detyrë zakonisht fton dhe përuron portretin e paraardhësit të tij.

Por tradita u thye nga Presidenti Donald Trump, i cili përhapi teorinë e konspiracionit se Barack Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara dhe nuk kishte të drejt të ishte president.

Shtëpia e Bardhë ka portrete që fillojnë me atë të presidentit të parë, George Washington. Që nga viti 1965, portretet janë financuar nga Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë. /VOA/

Shpërndaje në rrjete sociale