Në podkastin e saj të fundit ‘Archetypes’, Dukesha e Sussex-it duke iu referuar fëmijërisë së saj, e përshkroi veten si ‘të shëmtuar’. Megjithatë, fotot e reja nga fëmijëria e saj e përgënjeshtrojnë atë. Në vitin 1993, në moshën 11-vjeçare, Meghan dha një intervistë televizive për Nickelodeon në një segment të quajtur ‘Nick News’. Siç do ta shihni, Meghan ishte një vajzë e vogël shumë e bukur që ndihej rehat në kamera.
Në video, Meghan e vogël i referohet një letre që i kishte dërguar një kompanie të njohur, e cila në reklamën e saj për detergjentin për larjen e enëve i referohej grave dhe jo njerëzve në përgjithësi. Në letrën e saj, Meghan i kërkoi kompanisë të zëvendësonte fjalën gra me njerëz.
Në podkastin e saj të fundit, Dukesha 41-vjeçare e Sussex foli për pamjen e saj si një vajzë e vogël: “Isha e shëmtuar. Ndoshta nuk kisha një bukuri konvencionale, ndoshta sot do të konsiderohesha e bukur, me shumë flokë kaçurrela dhe një boshllëk të madh në dhëmbë. Gjithsesi unë isha e zgjuar. Unë kurrë nuk kam pasur dikë me të cilin të ulem për drekë gjatë pushimit të shkollës. Unë isha pak e vetmuar dhe me të vërtetë e turpshëm dhe nuk e dija se ku mund të futesha.’

LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...