Departamenti i anti drogës në rajonin e Kozanit, arrestoi dy shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, dy shtetas shqiptarë 31-vjeçar dhe një grua 51-vjeçare, u arrestuan në kushtet e flagrancës, pasi mbas kontrollit të kryer në automjetin e tyre me targa greke u gjet sasia prej 51.5 kilogramë kanabis.
Automjeti i trafikantëve u bllokua në aksin Kozani-Selanik në një postobllok të ngritur prej policisë helene për arrestimin e trafikantëve të narkotikëve.
Autoritetet greke thanë se dy të arrestuarit kishin marrë sasinë e drogës në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe do ta dërgonin atë në Athinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy automjete,disa telefona si dhe 1000 euro kash.
Ata u dërguan në gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë më burg deri në përfundimin e hetimeve./tch/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...