Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e armëve për Tajvanin e cila ka një vlerë totale prej 1.1 miliard dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin e Sigurisë së Mbrojtjes njoftoi se ka miratuar 3 paketa të ndara të shitjes së armëve për Tajvanin.
Në njoftimin e dërguar Kongresit, thuhet se për Programin e Radarit Vëzhgues të Tajvanit është dhënë miratimi për shitjen e mbështetjes logjistike në vlerë prej 665.4 milionë dollarë.
Ndërsa në dy njoftime të tjera të ndara bëhet e ditur se është dhënë miratimi për shitjen e 60 raketave anti-anije “Harpoon Blok-II” dhe pajisjeve përkatëse në vlerë prej 355 milionë dollarë si dhe shitja e 100 raketave taktike “AIM-9X Blok-II Sidewinder” që përdoren në avionët F-16 në vlerën 85.6 milionë dollarë.
Ka tërhequr vëmendjen se miratimi i kësaj shitjeje ka ardhur në një periudhë ku Kina ka rritur veprimet e saj ushtarake përreth Tajvanit.
Miratimet e shitjes së armëve nënkupton se shitja nuk përbën ndonjë problem në aspektin e administratës së SHBA-së.
Nëse Kongresi Amerikan nuk e kundërshton vendimin e Departamentit brenda 15 ditëve për anëtarët e NATO-s dhe 30 ditë pune për vendet jo anëtare të NATO-s, administrata fillon negociatat për përmbajtjen e paketës së shitjes me vendin ku jepet miratimi për kryerjen e shitjes.
Në fund të këtyre bisedimeve SHBA-ja i ofron vendit një letër propozim. Procesi i furnizimit fillon nëse merret përgjigje pozitive ndaj këtij propozimi.
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...