Deputeti nga radhët e Partis Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur të papranueshme sjelljen e Qeverisë ndaj mësimdhënësve.
Sipas Lushtakut, kërcënimi me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve të arsimit, e shërbyesve civil dhe stafit shëndetësor.
Lushtaku përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se edhe më skandaloz është fakti se në komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje janë ekzekutuar pagat, kurse në komunat tjera diskriminohen punëtorët.
“E papranueshme sjellja e qeverisë ndaj mësimdhënësve të cilët në të gjitha periudhat kanë dhënë shumë për edukimin e brezave. Kërcënimi me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve të arsimit, e shërbyesve civil dhe stafit shëndetësor si dhe përbën cënim të rëndë të dinjitetit të tyre dhe të drejtës së ekzistencës. Edhe më skandaloz është fakti se në komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje janë ekzekutuar pagat kurse diskriminohen punëtorët në komunat e tjera. Kjo qeveri po degradon çdo gjë me këtë mendësi totalitare ndaj secilit që mendon ndryshe!”, ka shkruar Lushtaku.
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...