Viti i ri shkollor është paraparë që niste sot (1 shtator).
Por, një gjë e tillë nuk po ndodhë, pas grevës së BSPK-së, në të cilën hyn edhe SBASHK-u.
Reagime të shumta janë drejtuar lidhur me këtë çështje, e në mesin e tyre edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu.
Ai tha se sot është “një ditë e mrekullueshme për me lujt menq“.
“Shkoni në shkollë, mos shkoni në shkollë. Përveç që na keni lan pa përgjigjje neve prindërve edhe ju përgjithmonë do të mbeteni fytyra tragjikomike dhe me kredibilitet të rrënum përballë fëmijëve tanë. Shtet daba daba”, ka shkruar Bufi në ‘Facebook’.
“Unë Malit tem i uroj ditën e parë si Gjimnazist në shpi. Paqi shëndetin se këto tjerat luks”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...