Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Fier-Vlorë të Shqipërisë, në afërsi të fshatit Panaja.
Shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë fëmija gjashtë vjeç, ndërsa drejtuesi dhe dy pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër tre vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...