Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se Serbia po strehon në Nish trupat speciale ruse të liderit çeçen, Kadirov.
Sipas Berishës, për këtë arsye, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk lejoi inspektimin e bazës ushtarake të Nishit nga NATO.
Ai ka shtuar se “ky refuzim i pazakontë dëshmon se serbomadhi Vuçiç ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse dhe konkretisht të njësive te Kadirov.”
Postimi i plotë i tij:
Një refuzim që flet më shumë se pranimi.
A janë instaluar në bazën ruse në Nish trupa speciale të banditit Kadirov?
Të dashur miq, presidenti i Serbomadhisë ultranacionalisti i verbër Vuçiç, padroni i Edi Ramës, refuzoi lejimin e atasheve ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s të akredituar në Beograd të inspektojnë bazën ushtarake ruse në Nish dhe kazerma tjera të ushtrisë serbe në afërsi me Kosovën.
Ky refuzim i pazakontë dëshmon se serbomadhi Vuçiç ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse dhe konkretisht të njësive te Kadirov.
Pak ditë më parë vetë Vuçiç duket për të maskuar këtë akt luftënxitës të Putinit, deklaroi papritur se më 31 korrik, një grup çeçenesh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H. A., dhe M. A., persona të lidhur me Xhabulat Suleimanov dhe Ahmed Zakaev kanë qëndruar në Kosovë, Mitrovicë.
Ai nuk paraqiti asnjë fakt dokument për trillimin tij. Por pavarësisht nga kjo me deklaratën e tij çeçene Vuçiç provoj se në skenarin luftenxitës të Putinit dhe të tij në rajon, është parashikuar një rol edhe për repartet çeçene të Kadirovit të cilat me sa duket i ka strehuar në bazën ruse të Nishit, prandaj dhe ai nuk lejoj inspektimin e saj nga atashetë ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s
Duke dënuar ashpër qëndrimin e tij të rrezikshëm i them përsëri Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon, hiq dorë nga projekti i ndezjes së bashku me Putinin të një konflikti në Ballkan se një fund më tragjik se sa ai i idhullit tënd Slobodan Millosheviç, të pret./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira