Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se përafrimi i qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finales mes Kosovës dhe Serbisë, ka krijuar një momentum të ri për procesin, i cili sipas Hazirit duhet të kapitalizohet.
“Në këtë fazë, mesazhi është që duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt, sepse jo shpeshherë në proceset politike na ndodh që të krijohen rrethanat politike, ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhjeje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër”, ka shkruar Haziri në facebook, përcjell arbresh.info.
Sipas ish kryetarit të komunës së Gjilanit, “fatkeqësisht qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për këtë sepse ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka”.
Gjithashtu Haziri ka theksuar se është nevojë urgjente për të filluar një dialog të brendshëm në mes të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile.
“Është nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm për këtë me pjesëmarrje të pozitës e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt kjo për t’i dhënë oksigjen politik negociatorit, në interes të republikës”.
Postimi i plotë:
/arbresh.info/
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...