Roma ka arritur të marrë një barazim nga udhëtimi në Torino përballë Juventusit 1-1.
Giallorosët e panë vetën në disavantazh pas dy minutash lojë kur Vlahovic kaloi vendasit në epërsi, derisa Tammy Abraham barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 69-të.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka shpërthyer në kritika për lojtarët e tij për 45 minutat e para, duke thënë se i vinte turp.
“Nuk ka nevojë të flasim për taktika, më vinte turp që e stërvisë këtë skuadër pas 45 minutave të para dhe këto fjalë ua thash edhe atyre në pushim prej 15 minutave”.
“Në pjesën e dytë ishim me fat, u thash lojtarëve të përfitonin nga gabimet e mundshme, por kishim fat pasi ndeshja mund të mbyllej në pjesën e parë”, tha Mourinho.
“Pa Zaniolon dhe Wijnaldum dhe pa një lojtar që do të arrijë së shpejti, Roma është një tjetër ekip. Më duhen ardhje të reja, pasi edhe stoli është shumë i rëndësishëm”, vazhdoi tutje Mourinho.
Tutje trajneri portugez tha se e ka kënaqur paraqitja e futbollistëve të tij në pjesën e dytë.
“Nuk mund të them se barazimi është i merituar, sepse pjesa e parë ishte e keqe, por mund të them se në pjesën e dytë merituam të fitojmë 1-0”, tha tekniku portugez.
Pas tri ndeshjeve të para, Roma ka argëtuar shtatë pikë dhe ndodhet në krye të Serie A. /Telegrafi/
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...