Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të kalojnë kufirin pa pengesa, ngarkesa e vonesa.
Kurti tha se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.
“Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, shkroi Kurti.
Ai falënderoi ndërmjetësit Borrell, Lajçak e Escobar e në veçanti ambasadorin e amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për siç tha, angazhimin e kontributin.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit”, shkroi Kurti./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.
Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.
Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë.
Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...