I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mendon se fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në horizont.
“Duhet të them se takimi mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihej ai nivel i bisedës në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe zotit Lajçak”, tha ai në një intervistë për N1.
Escobar tha se ata e inkurajuan Kosovën që të jetë më konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë.
Ai ndër të tjera tha se askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave dhe se të dyja palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane.
“Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë. Kështu që ju keni një të ardhme së bashku. Po largohemi shumë shpejt nga problemet e viteve nëntëdhjeta dhe po i afrohemi mundësive që ofron shekulli XXI. Shekulli i XXI-të do të jetë një shekull i mundësive ekonomike për këtë rajon. Një shekull në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet një gjenerator i rritjes për të gjithë kontinentin evropian. Një shekull në të cilin do të bëheni qendra e prodhimit të energjisë, energjisë së rinovueshme, sektorit të IT, transportit, dhe shumë sektorëve të tjerë ekonomikë që vetëm ky rajon mund t’i ofrojë. Pra, realiteti është se përfundimisht të gjithë do të lidheni përmes disa marrëveshjeve ekonomike rajonale, si CEFTA, Tregu i Përbashkët Rajonal ose Shengen i vogël, dhe përfundimisht në Bashkimin Evropian. Në fund, sigurisht që do të keni marrëdhënie të mira me Kosovën, do të lidheni me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën. Prandaj, sa më shpejt t’i zgjidhim këto çështje kontestuese, aq më shpejt do t’i kemi ato shanse të ardhshme”, deklaroi ai.
Në intervistë, ai ka thënë se ka ardhur me mesazhin se ka shqetësim të madh në bashkësinë ndërkombëtare për përshkallëzimin e mundshëm të dhunës për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës.
“Gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”, tha Escobar.
Ndryshe, Escobar ka pasur gjatë ditës së djeshme takim me presidentin serb, Vuçiq si dhe ditë më parë me liderët e institucioneve tona si dhe partitë opozitare.
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve...