Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Presidencë organizatorët e festivalit “Hardh Fest”.
Kjo u bë e ditur përmes faqës zyrtare të festivalit në Facebook, ku përmes fotove shihet se i kanë dërguar Osmanit një pako me rrush.
“Ca kokrra rrushi në Presidencë ”, është përshkrimi që u është vendosur këtyre fotove, e që është edhe slogani i festivalit për këtë vit.
Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj dhe do të mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec./arbresh.info/
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it