Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim organizatorët dhe seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Duke i përgëzuar për ligjërata e kumtesat interesante dhe cilësore, Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë për shtim të përkrahjes dhe kujdesit institucional për studimet albanologjike.
Organizatorët shprehën mirënjohje për përkrahjen e pa rezervë, siç thanë, dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për seminarin.
U bisedua për domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes për publikime të albanologjisë në Kosovë e Shqipëri.
U theksua rëndësia e krijimit të një platforme të përbashkët për publikime cilësore Kosovë–Shqipëri, nën udhëheqjen dhe redaktimin e këtyre botimeve nga emra eminentë nga fusha e albanologjisë.
Në këtë takim ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lendita Rugova, Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, Shefi i Departamentit të Gjuhës Shqipe, si dhe studiues pjesëmarrës në seminar: Anton Panchev nga Bullgaria, Linda Meniku, nga Shqipëria, Jan Jensen nga Holanda, Giuseppina Turano nga Italia, Emese Nemeth nga Hungaria, Ekaterina Tarpomanova nga Bullgaria, Ledio Hala Gjermani/ Shqipëri, Lumnije Jusufi nga Gjermania, Barbara Jarysz Markaj nga Polonia, Olivier Andreas Winistorfer nga Zvicra.
Gjatë takimit u veçua se ky seminari jubilar krahas numrit të lartë të pjesëmarrësve, solli edhe shumë prurje të reja që kanë arritur pritshmeritë e organizatorëve./arbresh.info/



Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...