Këshilltarët nga komunat e Mitrovicës veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut sollën një deklaratë me konkluzione të përbashkëta në seancën e përbashkët.
Pas seancës tekstin e deklaratës e lexoi kryetari i Kuvendit të Komunës së Zveçanit, Srđan Milosavljeviq.
Në këtë dokument, ata mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që përmes dialogut dhe në përputhje me interesat e qytetarëve serbë, të gjejë një zgjidhje kompromisi, të qëndrueshme dhe afatgjatë për problemin e targave dhe kartave të identitetit, duke ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në shtatë ditët e ardhshme.
“Ne i bëjmë thirrje komandës së misionit të KFOR-it që të parandalojë ardhjen e njësive speciale të armatosura të policisë së Kosovës nga Prishtina në komunat serbe”, thuhet në deklaratë.
Njëkohësisht, thuhet që “serbët që të mos bien në grackën e vendimeve të njëanshme dhe ofertave joshëse të Albin Kurtit për targa dhe dokumente personale, pasi kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, shkruan Kosovo online transmeton arbresh.info.
“Ne, përfaqësuesit politikë, do të jemi gjithmonë përball popullit tonë dhe do të luftojmë për paqen dhe të drejtën e tij për një jetë të denjë. Ne i sigurojmë qytetarët se kemi marrë garanci të qarta dhe të forta nga presidenti ynë, Aleksandar Vuçiq se nuk do të lejohen persekutimet e popullit tonë dhe se populli serb nuk do të jetë i vetëm në këto kohë të vështira dhe sfiduese. Jemi të vendosur për paqe dhe dialog, për kompromis dhe zgjidhje afatgjata, por për dialog është gjithashtu e nevojshme që pala tjetër të respektojë interesat e popullit tonë dhe të respektojë detyrimet e marra përsipër”, thuhet në deklaratë.
Në rast se nuk arrihet një zgjidhje kompromisi, ata thanë se do të fillojnë procesin e largimit nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore dhe lokale, e duke përfunduar me gjykata, prokuroria, polici dhe të gjitha institucionet e tjera./arbresh.info/
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...