Atletja Luiza Gega është pritur me ceremoni të organizuar në nder të saj në Aeroportin e Rinasit.
Gega u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra pa pengesa. Në fjalën e saj Luiza Gega tha se ka bërë shumë sakrifica për të arritur fitoren.
“I tregova botës se dhe ne mund t’ia dalim” u shpreh ndër të tjera kampionia shqiptare.
“Mezi pres të takoj familjen. Sigurisht familja është e para. Mamin dua të takoj. Ata janë më krenar se kurrë. Sakrifikoj shumë për këtë që bëj, por nuk do të zgjidhja asgjë tjetër. Kam zgjedhur vendin tim pavarësisht kushteve të vështira, kam dashur të heq dorë”, tha Luiza Gega.
Në ceremoninë pritëse morën pjesë edhe ministret Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi.
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...
Arsenali bën detyrën në shtëpi, eliminon Leverkusenin dhe ka...
PSG ‘shkatërron’ Chelsean edhe në Angli, kalon në çerekfinal...