Rusia tha të dielën se raketat e saj Kalibr kishin shkatërruar një depo municioni në rajonin juglindor të Ukrainës Odesa që përmbante predha për raketat HIMARS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kievi tha se ishte goditur një hambar.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat Kalibr nga deti kishin shkatërruar një depo ku kishte gjithashtu sisteme anti-ajrore të prodhimit perëndimor.
Një zëdhënës i administratës rajonale të Odesës tha se dy raketa ishin rrëzuar në det, por se tre kishin goditur objektiva bujqësore.
Zëdhënësi Serhiy Bratchuk tha në aplikacionin Telegram se nuk kishte patur viktima.
Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se forcat e saj kishin shkatërruar dy topa Howitzer të llojit M777 në pozicione luftarake në rajonin Kherson dhe një depo karburanti në rajonin e Zaporizhzhias./voa/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...