Sot shënohet 32 vjetori i themelimit të Partisë për Veprim Demokratik.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook.
Ai është shprehur se kjo është partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
“19 Gushti i vitit 1990 shënon fillimin e angazhimit dhe organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe betejën politike për mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë. Me këtë rast bashkëbisedova me kryetarin e parë dhe themeluesin e PVD, Riza Halimi. Për 32 vite rresht, PVD mbeti partia e vetme që rreth vetës bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar Kamberi.
Tutje, ai ua ka uruar këtë ditë të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesëve të PVD-së.
“Me kryetarin Halimi përkujtuam sfidat në të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës dhe rrugëtimin tonë të përbashkët politik gjatë këtyre periudhave të vështira politike. Bashkëbisedimi me themeluesin e PVD është motivim për të vazhduar rrugëtimin tonë të drejtë politik dhe për t’u ballafaquar me sfidat që na presin edhe në të ardhmen. I uroj të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesëve të PVD ditën e themelimit të partisë dhe i inkurajoj që bashkërisht të vazhdojmë betejat tona politike që për qëllim kanë të drejtat e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar tutje Kamberi./arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...