Edhe pse për shumë është kënaqësi zhytja në ujëra jo shumë të ftohtë, për shkencëtarët ky është problem madhor. Ndryshimet klimatike po shkaktojnë dëme edhe në dete.
Konkretisht Mesdheu po ngrohet. Sipas shkencëtarëve nga e gjithë bota, temperatura e ujit nga Tel Avivi në Bregun Azur, duke kaluar nga Spanja dhe Italia, është rritur me 3-5 gradë mbi mesataren për periudhën e verës.
“Për sa i përket Mesdheut ai po ngrohet dhe është bërë një pikë e vërtetë e nxehtë për ngrohjen e oqeaneve. Është një fenomen që filloi në fund të viteve 1980. Pas një ngadalësimi të shkurtër dhe të dukshëm rreth vitit 2000, uji i detit u ngroh me një rritje të shpejtë”, thotë shkencëtari Franco Reseghetti.
Sipas një studimi të kryer nga 30 shkencëtarë nga 11 vende në Detin Mesdhe, valët e të nxehtit midis 2015 dhe 2019 prekën më shumë se 50 specie. Mes viteve 1982 dhe 2018, temperatura e këtij deti u rrit me 0,4 deri në katër gradë për çdo dekadë.
Ekspertët dhe organizatat mjedisore kërkojnë që 30% e detit të mbrohet nga aktiviteti njerëzor për t’u dhënë mundësi specieve detare të mos zhduken plotësisht. Por aktualisht, vetëm 8% e zonës së Mesdheut është plotësisht e mbrojtur./klan.al/
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...