La Liga nuk filloi ashtu siç dëshironte Robert Lewandowski, i cili këtë javë do të mbushë 34 vjeç, të dielën më 21 gusht. Edhe pse pati disa raste për të shënuar ndaj Rayo Vallecano në “Camp Nou”, ndeshja u mbyll me barazim pa gola. Pavarësisht këtij rezultati, optimizmi i tij nuk është prekur dhe në një intervistë në “La Liga World” polaku shpjegoi: “Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë për Barcelonën pa fituar tituj, jam i sigurt se do të fitojmë tituj”.
Ish-sulmuesi i Bayern-it kujtoi se “kur zbulova për herë të parë se Barcelona ishte e interesuar të më sillte në klub, gjithmonë mendoja se ishte momenti perfekt, për mua dhe për klubin”.
Ai shpjegoi më tej: “Nuk doja të luaja gjithë jetën time vetëm në një Ligë. Gjithçka shkoi mirë në Bundesligë, ishte një përvojë e mirë për mua, por e dija se ishte një hap më shumë për karrierën time të shkoja në La Liga. Është momenti perfekt për mua dhe është një sfidë e madhe. Unë jam gati. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe tani jam këtu në Barcelonë dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj se të mundemi t’i bëjmë tifozët të lumtur.”c
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...