Ish-boksieri i madh botëror Mike Tyson, ka folur para duelit Anthony Joshua- Oleksandr Usyk.
Dueli mes Joshua-s dhe Oleksandr Usyk do të luhet të shtunën që vjen, dhe ky meç po pritet më kureshtje të madh nga i gjithë globi.
Luftëtari britanik do të ndeshet me ukrainasin për herë të dytë në përpjekje për t’i rifituar titujt e më të mirit të botës në peshat e rënda WBA, IBF dhe WBO, që i humbi një vit më parë.
“Ai do ta ketë vërtet të vështirë ta mposht Usykun. Do të jetë e vështirë kjo, sepse ukrainasi është i shpejtë dhe e kaloi Joshua me goditjen e tij. Joshua duhet të mësojë se si të merret me goditjen e tij. Kjo është e vetmja gjë që ai nuk mundi ta përballonte. Ishte e qartë, anglezi nuk mundi ta përballonte goditjen dhe lëvizjet e kundërshtarit. Ai është një grushtues i fuqishëm, por nuk është aq i saktë. Duhet të jesh i saktë kundër një djaloshi të tillë, sepse ai lëviz shumë. Do të duhet ta lodhësh, ndryshe nuk e mposht dot Usyk. Nuk mjafton thjesht ta godasë. Joshua duhet të rrisë ritmin, vetëm pak, jo shumë. Ai ka shumë potencial”, ka thënë Tyson./Gazetablic Sport/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...