Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters.
Burla, 60 vjeç tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paklovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.
“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Burla në një deklaratë.
Burla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.
Disa figura publike amerikane kanë rezultuar pozitive në muajt e fundit, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe këshilltarin e tij kryesor mjekësor, Dr. Anthony Fauci. /euronews.al/
BE në Kosovë thirrje partive politike: Zgjedhje të lira, të ...
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...