Komisioni i Çështjeve historike Maqedoni-Bullgari publikoi sot rekomandimet e miratuara të cilat kanë të bëjnë me librat e shkollës fillore për klasën e V në Bullgari dhe klasën e VI në Maqedoni të Veriut.
Sipas Dragi Gjorgiev rekomandimet do t’i dorëzohen qeverive, si për ndryshimet në tekstet shkollore të historisë po ashtu edhe për manifestimet e përbashkëta të figurave historike.
“Bëhet fjalë për rekomandime që i referohen teksteve shkollore të Maqedonisë dhe Bullgarisë, përkatësisht rekomandime nga pala maqedonase për tekstet shkollore bullgare, për klasën e 5-të të arsimit fillor, gjithsej pesë rekomandime dhe po aq rekomandime nga pala bullgare për tekstet e Maqedonisë për klasën e gjashtë. Këto janë tekste shkollore që trajtojnë periudhën antike. Rekomandimet për nderim të përbashkët të personaliteteve të mesjetës, pra të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, Shën Klementi, Shën Naumi dhe Mbreti Samuel”, tha Georgiev.
Rishikimi i historisë dhe ndryshimi i një pjese të saj nga nacionale në histori të përbashkët, ishte një ndër kërkesat bullgare në kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut./alsat
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...