Mbi 2500 nxënës më të mirë nga e gjithë Kosova, sot do të garojnë për të qenë finalistë të etapës së parë. Kurse, etapa finale do të zhvillohet më 19 mars të vitit që vjen.
Gara është organizuar nga Fondacioni Atmosfera-Gjimnazi Hasan Nahi, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Arsimore Komunale.
Sipas njoftimit, EUREKA organizohet për vitin e tretë radhazi dhe synon të nxisë arsimimin dhe kualifikimin e nxënësve të klasave të IX.
“Nga çdo paralele e klasës së IX. janë përzgjedhur tre nxënës të cilët do të garojnë për të qenë finalistë të etapës së parë. Etapa e parë do të organizohet më datë 12.12.2015 në orën 12:00 në të gjithë Shkollat e përcaktuara në komuna të ndryshme të Kosovës. Etapa finale do të zhvillohet më 19 Mars ora 10:00 në Gjimnazin Hasan Nahi. Për fituesit e garës ka dhurata të shumta ku përveç vendet e para që fitojnë çmime nga Laptopi e deri 50 Euro për nxënës. 40 të parët pas etapës finale do të fitojnë të drejtën për një shëtitje në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...