“Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga.Kur Barcelona trokiti në derë këtë herë, ishte i vetmi opsion për mua. Kisha oferta të tjera, por nuk më interesonin”, u shpreh Robert Lewandowski rreth transferimit tek ekipi katalanas.Sulmuesi polak është goditja e madhe e Barcelonës në merkato.
33-vjeçari ndihet i entuziazmuar për nisjen e aventurës së re në karrierë pas 8 viteve fantastike te Bayern Munchen, ekip me të cilin fitoi gjithçka dhe u kthye në golashënuesin më të mirë në historinë e Bundesligas.
Në një prononcim për Bild, Lewandowski shpreson që ai dhe shokët e rinj të skuadrës të kenë fat në shortin e Champions League, teksa shpreson që të mos përballet menjëherë me bavarezët.
“Nuk do të doja të përballesha me Bayernin në fazën e grupeve të Champions League, absolutisht jo! Kjo nuk duhet të ndodhë në fazën e grupeve. Është ende shumë herët. Për mua do të ishte një ndjenjë e çuditshme.
Dëshira ime është e thjeshtë: të lutëm, jo ndeshje kundër Bayernit. Si do të më prisnin tifozët gjermanë? Shpresoj në një mënyrë pozitive. Kam vetëm kujtime të bukura nga koha e kaluar te Bayerni, historia që patëm me këtë klub do të mbetet gjithmonë në zemrën time“, theksoi goleadori polak.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...