Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ekspertë ku si fokus bisede ka çmimet e larta në vend. Gjatë fjalës së ti Berisha tha se janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen.
Sipas tij kjo kontrabandë e naftës ka mbulesë të plotë nga qeveria por sipas Berishës në rast se do të luftonim këtë kontrabandë do të përgjysmonim barrën fiskale.
“Janë 300 mijë ton naftë që kontrabandohen. Po si kontrabandohen? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që të futet në arka të bananeve. Ka pronarë tre peshkjarexhe që bëjnë vetëm kontrabanda të naftës dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte të tillë pa një mbulesë të plotë të qeverisë. Dhe në qoftë se ne do të luftonim këtë kontrabandë do të përgjysmonim barrën fiskale. Unë këto desha të theksoj dhe të dëgjoj mendimet tuaja pasi ëhstë një sector kritik për për buxhetet familjare për ekonominë për biznesin dhe për bizneset në tërësi”, tha Berisha./lapsi/
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...