Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Ujman.
Wigermark ka thënë se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.
“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark.
Today’s shooting at Lake Gazivoda/Ujmani is yet another attack with fire arms on the Kosovo Police. Nobody was injured, but these attacks are not only dangerous, they are criminal acts and need to cease immediately. @EULEXKosovo will increase its patrols in the area.
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) August 6, 2022
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...