Përfundojnë plotësisht punimet në Lotin e dytë të Unazës Lindore të Tiranës. kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga rruga e re, ku tashmë është shtruar asfalti dhe është vendosur sinjalistika.
Ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet.
Loti II është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.
Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore./arbresh.info/
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit