Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Abbott biseduan mbi zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe për vendimin e Qeverisë për shtyrjen me datë 1 shtator 2022, të dy vendimeve mbi regjistrimin e targave në RKS dhe dokumenteve hyrje-dalje, të datës 29 qershor 2022, në koordinim me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë.
Gjithashtu, pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gjendja aktuale botërore energjetike dhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për masat mbështetëse për qytetarët të miratuara nga Qeveria sa i përket emergjencës në furnizimin me energji.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin e tij, bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. /arbresh.info/

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...