Shtatëdhjetëvjeçarja Mirjana Stojilkoviq, nga fshati Zaplanka, afër qytetit të Nishit, ende nuk e ka përjetuar se si është të ketë një dritë të ndezur në shtëpinë e saj.
Në këtë fshat gati se nuk ka banorë dhe në mesin e atyre të rrallëve që janë ende këtu ka mbetur edhe gjyshja Mira, e cila jeton vetëm në një kasolle pa rrymë qe gati gjashtë dekada.

Siç thotë ajo, do donte të kishte një televizor që të shohë se çka ka të re se është plotësisht e izoluar nga bota.
Edhe pse shtylla elektrike është larg nga shtëpia e saj vetëm 20 metra, Mira nuk mundet ta paguajë lidhjen me rrymë sepse jeton me vetëm 7 mijë dinarë ndihmë sociale.
Bashkëshorti i ka vdekur para dhjetë vitesh, ndërsa para tre muajve edhe kunata e cila ka qenë njëra nga personat që i ka bërë shoqëri.
“E kam vështirë, me të kam kaluar shumë mirë”, ka thënë ajo për mediat serbe
Tash herë pas herë e viziton një kushëri sepse fqinjë ka pak. Kjo e moshuar nuk kërkon shumë por do të donte të përjetojë edhe në shtëpinë e saj të mbërrijë rryma dhe ende shpreson se ka njerëz të mirë të cilët mund ta ndihmojnë./arbresh.info/
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...