Potenciali për rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit jo-rezident të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.
Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, Ambasadori Al-Marri theksoi përkushtimin e tij për t’i konsoliduar edhe më tej këto marrëdhënie në frymën e bashkëpunimit, në të gjitha fushat.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, si dhe për mbështetjen e dhënë në skenën ndërkombëtare.
Duke theksuar indikatorët pozitivë ekonomikë në vend, Kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për shtim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare.
Në takim u bisedua për mundësitë që ofron vendi ynë për investime në sektorët me interes për të dyja vendet.
Ambasadori Al-Marri falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe duke thënë se Republika e Kosovës është shtet mik, ritheksoi vullnetin dhe angazhimin e tij për të rritur bashkëpunimin./arbresh.info/




Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...