Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka takuar sot Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Republikën e Kosovës, Shkëlqësinë e Tij, Ali bin Hamad Al-Marri.
Në takim u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve shëndetësore ndërmjet dy vendeve, duke marrë për bazë marrëdhëniet e shkëlqyera reciproke diplomatike.
Ministri Latifi shpalosi para Ambasadori Al-Marri disa nga prioritetet kryesore në procesin e transformimit të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës, e ku partneriteti dhe përkrahja nga vende partnere si Katari do të ishte tejet e rëndësishme.
Në takim Ministri Latifi shfrytëzoi rastin që të ri-përsërit ftesën për realizimin e një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës të Ministres së Shëndetësisë së Shtetit të Katarit, Shkëlqësia e Saj, Dr. Hanan Mohamed Al Kuwari dhe falënderoi për kontributin që ky shtet i ka dhënë Kosovës gjatë viteve dhe gjatë pandemisë, gjithashtu.
Ambasadori Al-Marri nga ana e tij shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona edhe në fushën e shëndetësisë. /arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?