Kalifornia nuk po gjen qetësi. Zjarri që shpërtheu në McKinney i cili u intensifikua të shtunën ka djegur mbi 30,000 hektarë pyje.
Përhapja e shpejtë e zjarrit bëri që autoritet atje të urdhëronin evakuimin e banorëve. Zjarri ka djegur të paktën dhjetra banesa.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta i kanë vështirësuar përpjekjet e zjarrëfikësve të cilët po luftojnë me flakët.
Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarkun Siskiyou.
Përhapja e shpejtë e zjarrit detyroi ekipet e zjarrëfikësve të përqëndronin përpjekjet e tyre për të mbrojtur shtëpitë dhe infrastrukturën si dhe të ndihmonin në evakuimin e banorëve./klan.al/
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...
Rama në Konferencën Ndërqeveritare: Shqipëria s’ka alternati...