Një person ka vdekur pasi është vetaksidentuar me kamion mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:45, në autostradën “Arbër Xhaferi”, në hyrje të fshatit Bibaj të Ferizajt.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...