Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por situata degjeneroi në sherr. Më pas shqiptari mori lopatën dhe e goditi duke i thyer tre dhëmbë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ankona rreth orës 19:00 kur shqiptari shkoi në shtëpinë e italianit në Via Ascoli Piceno.
Ata duhet të lidhnin një marrëveshje pune dhe shqiptari duhet të zbrazte bodrumin e shtëpisë.
Por situata ka degraduar në sherr dhe shqiptari fillimisht e goditi me grusht, me pas mori lopatën dhe 44-vjeçari përfundoi me tre dhëmbë të thyer.
Fqinjët thirrën policinë kur dëgjuan të bërtiturat e 44-vjeçarit dhe shqiptari u arrestua. Italiani është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore./sotnews/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...