Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka paraqitur dhe arsyetuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, projektligjet për ‘’Marrëveshjen Kornizë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për Marrëveshjet për Zbatimin e Ndihmës Financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III)”, shkurtimisht Marrëveshja Kornizë për IPA III dhe Marrëveshja e Kompaktit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i Marrëveshjes Kornizë për IPA III, është që të krijohet baza e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së të ofruara në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit apo fondet e njohura si IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027.
Marrëveshja si e tillë përbën një marrëveshje kornizë për IPA III, ndërsa, për programet vjetore të veçanta, do të lidhen marrëveshjet financiare për secilin program veç e veç, ku do të specifikohen sektorët, projektet, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin projekt, shkruan arbresh.info.
Pra, kjo marrëveshje hap rrugën deri te lidhja e marrëveshjeve të tjera për të përfituar konkretisht nga projektet.
Ndërkohë, Marrëveshja e Kompaktit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, do t’i sjellë Kosovës investime të rëndësishme zhvillimore në fushën e energjetikes, ku përfshihen tri projekte:1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë prej 340 MWh, 2. Zhvillimin e fuqisë punëtore, me theks të veçantë në përfshirjen e grave në sektor të energjisë, si dhe 3. Projektin e Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim, i cili ka për qëllim të nxisë financimin e sektorit privat nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Ratifikimi i këtyre dy marrëveshjeve, shënon një hap përpara në rrugën e zhvillimit të Kosovës dhe rritjes së investimeve strategjike në vend./arbresh.info/
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...